N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea, e do gjiganti tjetër anglez

N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea, e do gjiganti tjetër anglez

Sport September 28, 2020 - 13:30
Detajet

Mesfushori N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea, raporton Zeri.info.

Futbollisti francez e dëshiron largimin nga “Stamford Bridge” pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te londinezët.

Së fundi, në garë për Kanten është futur Manchester Unitedi.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin francez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në “Old Trafford”. Mediat në Angli kanë raportuar se Unitedi është duke përgatitur një ofertë për reprezentuesin francez. “Djajtë e Kuq” kanë gati 60 milionë funte për Kanten.

Interesim për mesfushorin ka shprehur edhe Interi. /Zeri.info