Superliga live: Drita - Drenica, Llapi - Arbëria, Besa - Feronikeli

Superliga live: Drita - Drenica, Llapi - Arbëria, Besa - Feronikeli

Sport October 24, 2020 - 13:16

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante.

Në kuadër të elitës së futbollit kosovar, në mesditën e sotme do të luhen tri ndeshje të vlefshme për javën e tetë, shkruan “Zeri.info”.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e Gjilanit do ta presë në Gjilan Drenicën në stadiumin e qytetit.

Pas humbjes nga Ballkani në Suharekë, skuadra e Ardian Nuhiut kërkon të rikthehet te fitoret.

Nga ana tjetër, Klodian Duro kërkon ta gjejë fitoren e parë në Superligë në një përballje interesante në Pejë kundër Besës.

Dhe për fund, Llapi që ende nuk e ka shijuar tre pikëshin e parë këtë edicion, do ta presë në Podujevë skuadrën që ka befasuar deri më tani, Arbërinë e Dobrajës.

Të tri ndeshjet e sotme do të nisin nga ora 14:00.

Drita – Drenica 4:1

79' GOOOOOOOOL. Drita e shënon edhe golin e katërt. Shënon Haxhimusa.

74’ Dominim i plotë i Dritës, gjilanasit kërkojnë golin e katërt.

64’ Drenica e kërkon edhe golin e dytë, por Drita e fuqishme në mbrojtje.

49' GOOOOOOL. Drenica ngushton disavantazhin, shënon Zabërgja.

45' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë në Gjilan.

44' GOOOOOOOOOL. Kastriot Rexha shënon për 3:0.

28' Rast i jashtëzakonshëm për vendasit, futbollisti i Dritës qëllon vetëm shtyllën pingule.

21' GOOOOOOL. Drita dyfishon epërsinë, shënon Hamdi Namani.

2' GOOOOOOOL. Drita kalon në epërsi, shënon Bujar Shabani.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare: 

Drita: Maloku; Bradarovski, Limani, Cuculi, Arago; B.Shabani, Fazliu, Namani; Xh.Shabani, Alidema, Rexha

Drenica: Ymeri, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Dervishaj, Elshani, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Murati, Jashari.

Stadiumi: I qytetit, Gjilan.

Llapi – Arbëria 2:0

76’ Penallti për Arbërinë, por Hoffman pret goditjen.

68′ Goditje e fuqishme e Llugiqit, topi grushtohet nga Hoffman.

60’ Arrabal godet, por pret portieri i Llapit, Hoffman.

48’ GOOOOOOL. Llapi e dyfishon epërsinë, shënon Ahmed Januzi.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

40’ Llapi kërkon ta gjejë edhe golin e dytë ndaj Arbërisë, në një aksion së fundmi, futbollistët nuk kombinohen mirë dhe rivënie këndore.

29’ Aksion i mirë i Llapit, por harkimi në zonë shkon në duart e portierit Donat Kaçiu.

18' Arbëria po tenton ta gjejë golin e barazimit, por mbrojtja e Llapit e vendosur siç duhet.

12’ GOOOOOL. Llapi në epërsi ndaj Arbërisë. Mentor Zhdrella realizon nga penalltia për 1:0.

5' Ndalet për pak loja, dy futbollistë të Llapit dhe Dritës lëndohen gjatë një dueli ajror.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman, Idrizi, Prençi, Zhdrella, Emini, Veliu, Arbnor Ramadani, Alban Ramadani, Selmani, Peposhi, Januzi

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Hasanaj, Hyseni, Zabërgja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Beqiri, Beqiri, Pira, Koshtanjeva.

Image

Stadiumi: "Zahir Pajaziti", Podujevë.

Besa – Feronikeli 1:1

80′ Halili (Besa) gjuan jashtë.

70′ GOOOL! Miliçkoviç realizon për Feroikelin.

65′ Goditja e Tahirit devijohet nga Lladrovci, shpëtojnë mysafirët

58’ GOOOOOOL. Besa kalon në epërsi ndaj Feronikelit, shënon Etnik Brruti.

47′ Tollovi në zonën e Besës, largon gjithçka Xhaka.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

29’ Ardit Tahiri nga Besa gjuan me kokë, por pa problem për portierin Ilir Avdyli.

24’ Etnik Bruti i Besës provon goditjen brenda zonës, por pret Ilir Avdyli.

15′ Marko Milickovic (Feronikeli) tenton goditjen nga distanca, por pret sërish Agron Kolaj.

9' Rast i mirë për Feronikelin, goditja e Yll Hoxhës përfundon jashtë.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Sekic, Barbosa, Sheqerolli, Halili, Rajovic, Tahiri, Syla, Brruli, Salihu, Xhaka.

Feronikeli: Avdyli, Kuka, Hoxha, Malaj, Lladrovci, Dabiqaj, Thaqi, Milinkoviç, Greca, Maliqi, Qorri.

Stadiumi: Ndihmës, Brestovik. /Zeri.info

Image