Manchester United dhe Chelsea ndajnë pikët në “Old Trafford”

Manchester United dhe Chelsea ndajnë pikët në “Old Trafford”

Sport October 24, 2020 - 20:21
Detajet

Ka përfunduar ndeshja derbi e javës së gjashtë në Premierligën angleze mes Manchester United dhe Chelseas, raporton “Zeri.info”.

Takimi përfundoi me rezultatin që edhe nisi, pra 0:0 me dy skuadrat që këmbëngulnin për tre pikët e këtij takimi.

Dominimi në posedim të topit u takoi mysafirëve, por që Manchester United ishte skuadër më e rrezikshme sa i përket rasteve për gol.

Për “Djajtë” ka debutuar në Premierligë edhe sulmuesi nga Uruguaji, Edinson Cavani i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të.

Me këtë pikë të fituar, United gjendet në pozitën e 15-të në tabelë me shtatë pikë, kurse në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ndodhet në pozitën e gjashtë, me nëntë pikë të fituara.

Manchester Unitedin e pret edhe një takim i vështirë xhiron e radhës, pasi takohet me Arsenalin.

Chelsea në anën tjetër do të jetë përsëri mysafire, kësaj radhe te skuadra e Burnleyt.

/Zeri.info