Pogba ka braktisur Kombëtaren e Francës shkaku i fyerjeve ndaj fesë islame

Pogba ka braktisur Kombëtaren e Francës shkaku i fyerjeve ndaj fesë islame

Sport October 26, 2020 - 10:31

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, raportohet se e ka braktisur Kombëtaren e Francës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Pogba nuk ka mundur t’i durojë komentet e presidentit Macron ndaj fesë islame, pasi sipas tij Islami është burim i terrorizmit ndërkombëtar.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta britanike “The Sun”, thuhet se Pogba tashmë ka marrë vendimin e tij, derisa as futbollisti në fjalë dhe as Federata e Futbollit të Francës nuk kanë komentuar rreth këtyre spekulimeve.

Thuhet se prapa vendimit të Pogbas qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin, i cili publikoi fotografi fyese të profetit Muhamed, që e kanë hidhëruar dhe zemëruar mesfushorin e Unitedit. /Zeri.info