Mediet në Serbi merren Eriona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit shqiptar, ia publikojnë një deklaratë për Ronaldon

Mediet në Serbi merren Eriona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit shqiptar, ia publikojnë një deklaratë për Ronaldon

Sport October 26, 2020 - 16:18
Detajet

Mediat serbe vazhdojnë të merren me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani, shkruan Zeri.info.

“Kurir.rs”, i ka kushtuar një shkrim ish-gruas së futbollistit shqiptar, Blerim Xhemaili.

“Nuk do ta refuzoja ftesën nga Ronaldo. Pas ndarjes nga futbollisti, shqiptarja serish është në qendër te vëmendjes”, ishte titulli për Eriona Sulejmanin nga media serbe e cila i ka publikuar disa fotografi të nxehta nga “Instagrami” i shqiptares.

Image

Sulejmani muaj më parë zbuloi për mediat italiane se për të, futbollisti i Juventusit, portugezi Cristiano Ronaldo, është futbollisti më tërheqës në botë.

“Për mua, ai është futbollisti më tërheqës në botë. Nëse rastësisht do të më telefononte, nuk mund të rezistoja”, kishte deklaruar Erjona.

Ish-gruaja e lojtarit të kombëtares zvicerane, Blerim Xhemaili, të cilin e shoqëroi në Kampionatin Evropian në Zvicër në vitin 2016 e ku u shpall edhe “Miss EURO”, sipas mediave, u divorcua sepse ish-burri i saj iu inatos pasi ajo foli publikisht për seksin e futbollistëve të Serie A para ndeshjeve.

“Lojtarët nuk janë të interesuar për seks para ndeshjeve. Shumë vendosin të masturbohen”, tha ajo në atë kohë. /Zeri.info