Llapi zbulon çfarë i tha Nuza, Batatinës kur e përjashtoi, ia përmendi edhe Ismet Munishin

Llapi zbulon çfarë i tha Nuza, Batatinës kur e përjashtoi, ia përmendi edhe Ismet Munishin

Sport October 27, 2020 - 20:28
Lajmet e fundit nga sporti

Llapi brenda pak minutave ka lëshuar dy reagime për sfidën që e zhvilluan sot ndaj Feronikelit në Drenas ku pësuan humbje me rezultat 1:0.


Pas ankesës në polici për arrestimin e ndihmëstrajnerit Burim Zhjeqi, Llapi ka reaguar edhe për ndarjen e drejtësisë së Genc Nuzën.

Me anë të një shkrimi të gjatë, skuadra e Llapit ka vënë në pah problemet e të kaluarës me Genc Nuzën teksa shprehen të çuditur se pse ai ka stemën e FIFA-së.

Reagimi i plotë i Llapit:

Nga: Kryesia e K.F. Llapi 1932

Në lidhje me gjykimin tendencioz të gjyqtarit Genc Nuza

Drenas, 27 tetor 2020

Pasi ne si skuadër kemi qenë të vetëdijshëm që nuk është hera e parë që Genc Nuza e dëmton KF Llapin, që nga finalja e Kupës ndaj Besës (2016/17), ndeshja vendimtare me Dritën (2017/2018), ndeshja vendimtare me Prishtinën (2018/19), për ne ishte ndeshje jetike për titull, edhe sot doli në skenë njeriu i cili e ka Llapin shibël në sy ku sot ashiqare u pa referimi i tij që nga minuta e parë kur 3 pozicione jashtë loje(offside) u liruan kundër Llapit, nga e cila erdhi reagimi i trajnerit dhe papritmas Genc Nuza i jep kartonin e parë të verdhë me pretekstin se pse po kërkon sqarim për këto gjëra, ndërsa ai nuk i shihte ndërhyrjet e kundërshtarit ku asnjë karton të verdhë nuk e dha ku ishin së paku 15 ndërhyrje vetëm në futbollistin Ahmed Januzi, por çdo herë heshti.

Ai dhuroi një dhuratë Feronikelit, një ndërhyrje shumë të lehtë dhe fare të pa qenë sepse ai vërejti që nuk mund ta mposht në asnjë mënyrë Llapin vetëm me këso gjëra.

Ne si klub së bashku me Kryesinë nga nesër do t’i dërgojmë në FFK emrat e gjyqtarëve që po na dëmtojnë dhe nëse ata delegohen në ndeshjet tona, ne nuk do ta fillojmë ndeshjen dhe nuk do të paraqitemi në fushë. Fati i Besfort Kasumit, do ta pret edhe Genc Nuzën. Kjo ngjarje e sotme ishte marri e madhe dhe një mision i Genc Nuzës sepse ne nuk duam titull dhe nuk duam Evropë me gjëra të cilat është mësuar Genc Nuza, i cili nuk e meriton emblemën e FIFA-së dhe nëse FFK-ja nuk merr masa ne do t’i drejtohemi edhe FIFA-së direkt me video inçizimet dhe materialet qe i kemi për padrejtësitë e Genc Nuzës me vite në dëm të KF Llapit.

Genc Nuza nuk do të jetë më njeriu që skuadra e Llapit dhe qyteti i Podujevës i beson në gjykim korrekt prandaj nuk e duam më në ndeshjet tona zyrtare. Dy kartonat e dhënë e dinë mirë Genc Nuza për çfarë arsye i ka dhënë dhe cili ka qenë qëllimi i tij për trajnerin dhe Benjamin Eminin (4 kartonë të verdhë, mungon ndaj Dritës) ku në nderhyrjen e parë e ndëshkon ndërsa vetëm tek Januzi ishin më shumë se 15 ndërhyrje dhe asnjë karton nuk e dha.

Genc Nuza nuk e meriton emblemën e FIFA-së, ka djemë të rinj që duhet ta bartin e jo ni gjyqtar si Nuza me tendenca të caktura, i cili në momentin e dhënies së kartonit të kuq i tha trajnerit Batatina, citojmë: “Jashtë. Ty edhe Ismet Munishin ku t’iu nxa gjithë qishtu keni me pas”.

Humbja u shkaktua nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza e jo nga Feronikeli, andaj nuk urojmë skuadrën e Feronikelit për këtë fitore aspak të merituar. /Zeri.info