Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport October 28, 2020 - 23:02

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio nuk ka arritur të marrë asgjë më shumë se një pikë ndaj belgëve duke barazuar 1:1, shkruan “Zeri.info”.

Correa (’14) shënoi për romakët, derisa për vendasit shënoi Vanaken në minutën e 42-të.

Image

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të sonte.

Nga portali prestigjioz i vlerësimeve, “WhoScored” ai u vlerësua me notën 6.1.

Ndryshe, me këtë barazim, Lazio mbetet në vendin e parë në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Club Brugge në vendin e dytë. /Zeri.info