Superliga e femrave: Fitojnë favoritët

Sport October 29, 2020 - 20:38

Në javën e parë në Superligën e femrave kanë fituar skuadrat favorite.

Bashkimi pasi fitoi Superkupën, arriti edhe fitoren e parë në Superligë, duke mundur Penzën me rezultat 105:88 (28:9, 22:24, 25:17, 30:18), njofton FBK, përcjell "Zeri.info".

Vashat prizrenase e filluan mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 28:9, dhe më pas arritën të ruajnë epërsinë e krijuar deri në fund të ndeshjes.

Lejzae Davidson ishte më e dalluara me 30 pikë te Bashkimi, kurse Valbona Bytyqi me 29 pikë e 10 kërcime ishte më e dalluara te Penza.

Kosovahome Prishtina ka shënuar fitore si mysafire, duke mundur Trepçën në udhëtim, me rezultat 44:74 (8:20, 12:13, 11:15, 13:26).

Vashat nga Prishtina kishin epërsi nga fillimi dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.

Te Trepça u dalluan Sihana Ramoja me 16 pikë e 8 kërcime dhe Lorena Haxha me 14 pikë e 6 kërcime, kurse te Prishtina, Gentiana Ismajli me 20 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.

Vëllaznimi ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 51:100 (13:20, 10:24, 12:30, 16:26).

Skuadra kuqezi ishte në epërsi, që nga fillimi, deri në fund duke shënuar fitoren e parë në edicionin e ri.

Te skuadra ferizajase u dallua Alexander Amani me 30 pikë e tetë kërcime, kurse tea jo mysafire u dallua dyshja e huaj, Sarah McBeike me 30 pikë, 18 kërcime, 7 asistime dhe 6 vjedhje të topit, si dhe Raven Baker me 33 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime. /Zeri.info