S'ka minuta për Amir Rrahmanin në fitoren e Napolit kundër Real Sociedadit

S'ka minuta për Amir Rrahmanin në fitoren e Napolit kundër Real Sociedadit

Sport October 29, 2020 - 22:58

Napoli e ka fituar përballjen e sotme të "nxehtë" me Real Sociedadin në Ligën e Evropës.

Në "San Sebastian", Napoli ishte sonte nikoqir i Real Sociedadit, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në Spanjë i takoi Napolit me rezultat minimal, 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Politano në minutën e 56-të.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte 90 minuta në bankën e rezervistëve te Napoli në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Napoli ngritet në vendin e dytë në grupin E me tri pikë, aq sa ka edhe Sociedadi në vendin e tretë. /Zeri.info