Pas ndarjes muaj më parë, Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku i japin edhe një shans lidhjes së tyre

Pas ndarjes muaj më parë, Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku i japin edhe një shans lidhjes së tyre

Sport October 31, 2020 - 08:34

Pas konfirmimit të lidhjes, ata shpejt u bën një prej çifteve më të përfolura shqiptare.

Por, nuk vonoi shumë, kur boksieri i njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku i ndan paqësisht rrugët, shkruan “Zeri.info”.

Lidhja u duk se mbaroi, megjithatë kapitulli nuk ka përfunduar.

“Prive” raporton se dyshja janë ribashkuar duke i dhënë një tjetër shans historisë së tyre.

Kësaj radhe, Robini dhe Heidi kanë vendosur ta mbajnë raportin e tyre larg syrit të mediave, dhe vetëm për vete.

Ndryshe, Robin Haxhi Krasniqi javë më parë arriti një sukses historik.

Ai u shpall kampion i botës në boks në kategoritë WBO dhe IBO pas fitores ndaj gjermanit Dominic Boesel. /Zeri.info