Zbulohet arsyeja e mungesës së Xherdan Shaqirit në ndeshjen Liverpool - Leicester City
Njëra prej ndeshjeve më interesante të javës së nëntë në Premierligë do të luhen sonte.
Liverpooli është nikoqir i Leicester Cityt në "Anfield Road", shkruan "Zeri.info".
Para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri do t'i mungojë sonte Liverpoolit për arsye të panjohura.
FOOTBALL: Xherdan Shaqiri misses out for #LFC tonight against #LCFC due to a fitness issue which is to be assessed by the club's medical team #LIVLEI pic.twitter.com/475D2Jfo3C
— BBC Merseyside Sport (@bbcmerseysport) November 22, 2020
"BBC" raporton se mesfushori gjilanas do të mungojë shkaku i një lëndimi dhe ai po kontrollohet nga stafi mjekësor i klubit.
Liverpool: Alisson, Milner, Fabinho, Matip, Robertson, Wijnaldum, Keita, Jones, Mané, Firmino, Jota
Leicester City: Schmeichel, Justin, Fofana, Evans, Fuchs, Mendy, Tielemans, Barnes, Albrighton, Maddison, Vardy.
/Zeri.info