Berisha motivon bashkëlojtarët: Nuk jeni vetëm, e gjithë Kosova është me ju sonte

Berisha motivon bashkëlojtarët: Nuk jeni vetëm, e gjithë Kosova është me ju sonte

Sport November 26, 2020 - 15:07
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës sonte nga ora 19:00 do të përballet me Sllovakinë në një ndeshje në kuadër të parakualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2023, shkruan “Zeri.info”.

Njëri nga yjet e skuadrës së Kosovës, Dardan Berisha nuk do të mund ta ndihmojë ekipin për shkak të lëndimit.

Basketbollisti pejan sidoqoftë ka dhënë mbështetjen e tij për lojtarët e Kosovës, që sonte, si gjithmonë do të japin maksimumin në parket.

“Dëshira ishte e madhe të jem sonte me ju. Të luajmë siç kemi luajtur gjithmonë. Të luftojmë siç kemi luftuar gjithmonë. Të japim maksimumin siç kemi dhënë gjithmonë. Të jemi të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë. Megjithatë, jam i bindur se do të jepni gjithçka nga vetja për fanellën e Kosovës. Angazhimi nuk ka munguar asnjëherë dhe besoj se nuk do të mungoj as sonte. Sonte nuk jeni vetëm. E gjithë Kosova sonte do t’i ketë sytë nga ju. Ju uroj shumë fat dhe shpresoj në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet. “Forca djem, Forca Kosova, Forca Dardanë”, ishte mesazhi i Dardan Berishës për faqen zyrtare të FBK-së. /Zeri.info