Xhiroja e 15-të nis të shtunën dhe përfundon të hënën, kjo është dita e derbit Gjilani – Drita

Xhiroja e 15-të nis të shtunën dhe përfundon të hënën, kjo është dita e derbit Gjilani – Drita

Sport November 26, 2020 - 15:55
Detajet

Xhiroja e 15-të në elitën e futbollit kosovar, rikthehet në fundjavë me ndeshje interesante, raporton Zeri.info.

Vëmendja kryesore do të jetë në super-derbin e Anamoravës që zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan, mes Gjilanit dhe Dritës.

Prishtina do të luaj në Brestovik përballë skuadrës së fundit në tabelë, Besës ndërsa Llapi që ka nevojë urgjente për pikë udhëton në një fushë ku në të shumtën e rasteve është mposhtur gjatë sezoneve të kaluara.

Lideri Ballkani luan të hënën ndaj Arbënisë në Suharekë. /Zeri.info

Java e 15

Orari

Besa – Prishtina ( e shtunë, 28 nëntor – 13:00)

Gjilani – Drita ( e diele, 29 nëntor – 13:30, Klan Kosova)

Feronikeli – Trepça ’89 ( e diele, 29 nëntor – 13:00)

Ballkani – Arbëria ( e hënë, 30 nëntor – 13:00)

Drenica – Llapi ( e hënë, 30 nëntor – 13:00)