Trajneri Bekim Isufi: Loja e Feronikelit është zbehur nga ardhja e trajnerit Duro

Trajneri Bekim Isufi: Loja e Feronikelit është zbehur nga ardhja e trajnerit Duro

Sport November 29, 2020 - 23:08

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi ka thënë se nga ardhja e trajnerit, Klodian Duro te Feronikeli, loja e “Industrialistëve” është zbehur.

Ai ka shtuar se nëse Feronikeli dëshiron kreun e tabelës, duhet të mposht ekipet e mëdha.

“Feronikeli është një ekip që ka prodhuar futboll. Ka ardhur trajneri Duro, që e ka zbehë mënyrën e lojës së Feronikelit. Ne sot e shohim një Feronikel që në 90 minuta është një ekip mbrojtëse. Drita ka luajtur javën e kaluar dhe kanë hasur në vështirësi. Në qoftë se Feronikeli e dëshiron kreun e tabelës duhet të fitojë ndaj këtyre ekipeve”, ka thënë Isufi në Klan Kosova. /Zeri.info