Superliga Live: Drita – Llapi, mbyllet ndeshja triumfon Drita

Superliga Live: Drita – Llapi, mbyllet ndeshja triumfon Drita

Sport December 03, 2020 - 12:54
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja që është dashur të jetë hapëse për këtë edicion ndërmjet Dritës e Llapit zhvillohet sot tek pas 15-javëve, shkruan “Zeri.info”.

Përballja ndërmjet Dritës e Llapit që u shty dy herë do të luhet sot (e enjte) nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Drita që po e ndjek Ballkanin në luftë për titull ka rast të afrohet në vetën dy pikë, derisa Llapi do të tentojë të marrë pikë në mënyrë që sa më shpejt t’i ikë zonës së rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.

Live

Drita – Llapi 1:0

90+5 Mbyllet ndeshja

88′ Llapi shënon gol por gjyqtari e anulon për pozitë jashtë loje

84′ Begolli i Llapit kishte mundësi të mirë por nuk gjuan si duhet dhe dështon

73′ Drita e fat. Xhevdet Shagabi gjuan nga afër por shtylla shpëton Llapin

66' Llapi po tenton që të shënojë golin e barazimit, por pa sukses

64' Kundërsulm i mirë i Dritës, por ndërhynë Idrizi i mysafirëve duke larguar rrezikun

61' Januzi i Llapit gjendet bukur në zonë, gjuan me të majtën por Drita shpëton

49′ Rast i artë për Llapin, Valmir Veliu  dështon nga një pozitë shumë e mirë

46' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet pjesa e parë

30' Drita vazhdon ta ruaj epërsinë

GOL: 17' Drita ka kaluar në epërsi me golin e Ardian Limanit 1:0

12′ Xhevdet Shabani harkon nga këndi, nuk shfrytëzohet nga bashkëlojtarët e tij

06′ Idrizi i Llapit ka rrezikuar portën e Dritës, por topi shkon mbi portë

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, Namani, Fazliu, Vucaj, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Llapi: Shala, Peposhi, Prençi, Idrizi, Emini, Shabani, Ar. Ramadani, Hoti, Veliu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi. /Zeri.info