Caktohet data dhe ora e meçit Joshua – Pulev

Caktohet data dhe ora e meçit Joshua – Pulev

Sport December 04, 2020 - 23:18

Ndeshja ndërmjet boksierit britanik, Anthony Joshua dhe bullgarit, Kubrat Pulev ishte paraparë të ndodhte më 25 korrik të këtij viti, por që u anulua për shkak të koronavirusit, përcjell “Zeri.info”.

Por, tashmë është vendosur që ky ballafaqim të zhvillohet më 12 dhjetor në stadiumin “Wembley” me fillim nga ora 22:30.

Të pranishëm në këtë duel pritet të jenë rreth 1 mijë tifozë. /Zeri.info