Crystal Palace ndal Arsenalin në “Emirates”, Granit Xhaka i pazëvendësueshëm

Crystal Palace ndal Arsenalin në “Emirates”, Granit Xhaka i pazëvendësueshëm

Sport January 14, 2021 - 22:59
Detaje

Përballja ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palaces është mbyllur pa fitues në “Emirates Stadium”, shkruan “Zeri.info”.

“Topçinjtë” janë ndalur në barazim pa gola 0:0 nga skuadra londineze e Crystal Palaces.

Dueli i javës së 18-të në kampionatin elitar anglez u dominua kryesisht nga futbollistët vendas të cilët kërkuan golin por që nuk e arritën atë.

Kujtojmë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte nga minuta e parë në fushë gjerë në të fundit.

Kësisoj, Arsenali me këtë pikë të fituar zë vendin e 11-të në Premierligë me 24 pikë.

Crystal Palace renditet në pozitën e 13-të me një pikë më pak se “Gunners”. /Zeri.info