Real Madrid – Athletic Bilbao: Marco Asensio “dështimi” i ndeshjes, notat e lojtarëve

Real Madrid – Athletic Bilbao: Marco Asensio “dështimi” i ndeshjes, notat e lojtarëve

Sport January 14, 2021 - 23:16
Detaje

Real Madridi nuk ka arritur t’i bashkohet Barcelonës në finale, pasi kanë pësuar humbje 1:2 nga baskët e Athletic Bilbaos në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, shkruan “Zeri.info”.

Mysafirët treguan se dëshirojnë finalen e madhe qysh në minutën e 18-të kur realizoi, Raul Garcia.

Garcia realizoi përsëri në minutën e 38-të për ta ngritur epërsinë e Bilbaos në 0:2 nga penalltia.

Real Madridi u rikthye në lojë duke e ngushtuar avantazhin në 1:2 në minutën e 73-të me anë të sulmuesit francez, Karim Benzema.

Lojtari me notën më të ulët te “mbretërit” ishte sulmuesi anësor, Marco Asensio që mori notën 6.2 nga sajti “SofaScore”.

Image

Te tashmë finalistët e Superkupës më i dalluari ishte padyshim, Raul Garcia që u vlerësua me notën 8.5 nga sajti në fjalë.

Image

Athletic Bilbao do të takohet në finale me Barcelonën e Ronald Koemanit. /Zeri.info