Ismet Munishi: Futbollin nuk e kam vetëm punë por edhe pasion, luftoj kundër padrejtësive

Ismet Munishi: Futbollin nuk e kam vetëm punë por edhe pasion, luftoj kundër padrejtësive

Sport January 15, 2021 - 22:28
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në një intervistë për “T7” ka folur rreth jetës së tij në përgjithësi dhe pasionit që ka për futbollin, shkruan “Zeri.info”.

Munishi ka thënë se futbollin nuk e ka vetëm punë, por edhe pasion.

Tutje, ai ka shtuar se nuk ngurron të kërkojë falje kur e ka gabim.

“Unë futbollin e kam pasion nuk e kam vetëm punë. Edhe normalisht që luftoj kundër padrejtësive. Nuk ngurrojë të kërkoj falje kur e kam gabim. Në shumicën e rasteve ia kam pa sherrin sepse është koha e servilave, është koha e njerëzve të cilët zvarriten. Ata për momentin qëndrojnë mire. Mirëpo, duhet të ekzistoj edhe kjo pjesa tjetër. Sepse nuk kishte pasur kuptim as futbolli i Kosovës, as jeta publike, nëse të gjithë ishim qenë servil”, ka thënë Ismet Munishi në “T7”.

Kujtojmë se Ismet Munishi ishte pjesë e Ballkanit të Suharekës dhe ishte trajneri më i suksesshëm i “portokallezinjve” në histori të klubit.

Në vend të tij u emërua Bledi Shkëmbi. /Zeri.info