Ismet Munishi për nivelin e referimit në Kosovë: Dua që një ditë referët e Kosovës të gjykojnë në finalen e Ligës së Kampionëve

Ismet Munishi për nivelin e referimit në Kosovë: Dua që një ditë referët e Kosovës të gjykojnë në finalen e Ligës së Kampionëve

Sport January 15, 2021 - 22:40
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi në një intervistë për “T7” ka folur rreth jetës së tij në përgjithësi dhe pasionit që ka për futbollin, shkruan “Zeri.info”.

Ndër të tjera, trajneri Munishi ka folur edhe për nivelin e referimit në futbollin kosovar.

Ai ka thënë se në futbollin e Kosovës ka parregullësi dhe ka shtuar se shpreson që një ditë gjyqtarët e Kosovës të referojnë në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ka parregullësi. Duhet me e pranu se ka parregullësi në referim. Unë mendoj se futbolli nuk prodhon vetëm futbollista. Futbolli duhet të prodhoj edhe refera të bukur. Refera që bëjnë karrierë të mirë. Shembull e kemi referin e Sllovenisë që e referon finalen e Ligës së Kampionëve. Unë kam dëshirë që nesër një refer i joni të referoj në finalen e Ligës së Kampionëve dhe jo të kënaqet me qebapat që i jep dikush në Kosovë”, ka thënë Ismet Munishi.

Kujtojmë se Ismet Munishi së fundmi ishte shef i shtabit teknik te skuadra e Ballkanit. /Zeri.info