Lazio fiton bindshëm ndaj Romës, Muriqi luajti 13 minuta në derbi
Lazio ka shënuar fitore të madhe në derbin e qytetit ndaj Romës, në kuadër të javës së 18-të kampionale në Serie A, shkruan “Zeri.info”.
Lazio e mbylli çështjen e fituesit në pjesën e parë, kur shënoi dy gola brenda dhjetë minutave lojë.
Fillimisht ishte top sulmuesi, Ciro Immobile që realizoi për 1:0 në minutën e 14-të.
Për ta dyfishuar avantazhin u përkujdes, Luis Alberto në të 23-tën minutë.
Rezultati përfundimtar 3:0 ishte falë Luis Albertos që shënoi golin e dytë personal në këtë takim.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të, duke e zëvendësuar sulmuesin Immobile.
Për 13 minuta sa ishte në fushë, Muriqi u vlerësua me notën 6.3 nga sajti “Whoscored.com”
Derisa nga stoli ndeshjen e ka ndjekur mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla i Romës.
Me këtë fitore, Lazio është në pozitën e shtatë me 31 pikë, tri më pak se Roma që ka 34 dhe ndodhet në vendin e tretë. /Zeri.info