Zyrtare: Soualiho Meite huazohet te Milani

Zyrtare: Soualiho Meite huazohet te Milani

Sport January 15, 2021 - 23:48
Detaje

Soualiho Meites është zyrtarizuar si lojtar i Milanit për sezonin e mbetur në Serie A, shkruan “Zeri.info”.

Meites ka kaluar te Milani në formë huazimi me mundësi të blerjes nga Torino.

Zyrtarizimi i lojtarit është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Milanit të cilët e kanë prezantuar atë në ambientet e klubit “kuqezi”.

Image

“AC Milan janë të kënaqur të lajmërojnë se kanë arritur një marrëveshje të përkohshme me opsion për ta bërë të përhershme në bazë të paraqitjeve të tij te futbollistit Soualiho Meite nga Torino FC”, shkruhet në deklaratën e klubit. 

/Zeri.info