Werderi humb nga Monchengladbach, Rashica inkuadrohet në 15 minutat e fundit

Werderi humb nga Monchengladbach, Rashica inkuadrohet në 15 minutat e fundit

Sport January 19, 2021 - 20:24
Detaje

Werder Bremeni ka pësuar humbje minimale në udhëtim te Borussia Monchengladbach, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit triumfuan 1:0 falë golit të realizuar në minutën e 66-të me anë të Nico Elvedit.

Për mysafirët luajti edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, por që hyri në fushë në 15 minutat e fundit.

Për kaq minuta sa ishte në fushë, sulmuesi vushtrrias u vlerësua me notën 6.3 nga sajti “Whoscored.com”.

Image

Rashica u rikthye nga lëndimi javën e kaluar ndaj Augsburgut, ku u inkuadrua në minutën e fundit të ndeshjes.

Bremeni me këtë disfatë ndodhet në pozitën e 12-të kampionale me 18 pikë. Takimi i radhës për Werderin është ndaj Herthas si mysafir në Berlin. /Zeri.info