Formacionet zyrtare: AS Roma – Spezia, startojnë Kumbulla e Ismajli

Formacionet zyrtare: AS Roma – Spezia, startojnë Kumbulla e Ismajli

Sport January 19, 2021 - 20:30
Detaje

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të 1/8 së finales në Kupën e Italisë, ndërmjet Romës dhe Spezias, shkruan “Zeri.info”.

Në takimin që do të zhvillohet në “Olimpico” në kryeqytetin italian do të startojnë edhe dy lojtarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Marash Kumbullën që luan nga minuta e parë për Romën dhe Ardian Ismajlin që starton për Spezian.

Fituesi i kësaj sfide do të luaj me Napolin, e cila kishte mposhtur Empolin 3:2.

Ballafaqimi midis Romës dhe Spezias fillon nga ora 21:15.

Këto janë formacionet zyrtare:

/Zeri.info