Gol spektakolar, portieri realizon nga porta në portë në Angli

Gol spektakolar, portieri realizon nga porta në portë në Angli

Sport January 19, 2021 - 22:39
Detaje

Një gol i jashtëzakonshëm dhe që ndodh rrallë është shënuar në një nga ligat angleze, përcjell “Zeri.info”.

Gjatë ndeshjes ndërmjet Cheltenhamit dhe Newportit, portieri i mysafirëve ka realizuar gol nga porta e tij në portën kundërshtare.

Ishte minuta e 12-të kur, Tom King zhbllokoi rezultatin me golin spektakolar.

Megjithëse, ky gol i jashtëzakonshëm nuk i ka mjaftuar Newportit, pasi vendasit kanë barazuar në minutën e 45-të dhe me rezultatin e barabartë u mbyll ndeshja.

VIDEO

/Zeri.info