Interi shfrytëzon gabimin e Milanit, mposhtë Parmën dhe largohet gjashtë pikë nga vendi i dytë

Interi shfrytëzon gabimin e Milanit, mposhtë Parmën dhe largohet gjashtë pikë nga vendi i dytë

Sport March 04, 2021 - 22:40
Detaje

Skuadra e Interit ka marrë një fitore të rëndësishme për ecurinë e kampionatit italian në futboll, shkruan “Zeri.info”.

“Zikaltrit” e drejtuar nga Antonio Conte kanë mposhtur me rezultat të ngushtë 1:2 Parmën, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të në Serie A.

Dy golat që patën vlerën e pikëve të plota i realizoi sulmuesi kilian, Alexis Sanchez. Kiliani fillimisht realizoi në të 54-tën minutë, derisa për 0:2 realizoi vetëm tetë minuta më vonë.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan avantazhin në 1:2 në minutën e 71-të me autor mesfushorin, Hernanin.

Interi me këtë fitore vazhdon të mbetet lider në elitën e futbollit italian, mirëpo tani është në gjashtë pikë diferencë me vendin e dytë, Milanin.

Parma mbetet e parafundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara gjithsej. /Zeri.info