Liverpooli me rekord negativ, humb pesë ndeshje rresht në “Anfield” në historinë 129-vjeçare

Liverpooli me rekord negativ, humb pesë ndeshje rresht në “Anfield” në historinë 129-vjeçare

Sport March 04, 2021 - 23:51
Detaje

Kampionët në fuqi të Anglisë, Liverpooli është duke kaluar nëpër një sezon aspak të mirë në Premierligë vetëm një vit pasi u shpallën kampion, shkruan “Zeri.info”.

Së fundmi, skuadra e udhëhequr nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp u mposhtën minimalisht 0:1 nga Chelsea në “Anfield Road”.

Kjo ishte humbja e pestë rresht në shtëpi gjatë kampionatit, gjë që nuk i ka ndodhur asnjëherë në histori të klubit.

Të besuarit e Jurgen Klopp humbën 0:1 nga Burnley, 0:1 Brightoni, 1:4 nga Manchester City, 0:2 nga Evertoni dhe të enjten (sot) nga Chelsea 0:1.

“Të Kuqtë” ndeshjen e radhës e zhvillojnë poashtu në shtëpi ndaj Fulhamit. /Zeri.info