Shaw më i vlerësuari: Man City – Man United, notat e lojtarëve

Shaw më i vlerësuari: Man City – Man United, notat e lojtarëve

Sport March 07, 2021 - 19:38
Lexoni detajet!

Derbi i zjarrtë i qytetit të Manchesterit i ka takuar Unitedit pas fitores në “Etihad Stadium” përballë Cityt, shkruan “Zeri.info”.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 0:2, në ndeshjen që i takoi javës së 27-të në Premierligë.

Fernandes shënoi i pari për ta hapur serinë e golave në minutën e dytë përmes penalltisë.

Mbrojtësi, Luke Shaw realizoi pesë minuta pasi startoi pjesa e dytë, me asistimin nga Marcus Rashford.

Ishte pikërisht mbrojtësi Shaw lojtari me notën më të lartë te të besuarit e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Anglezi mori notën 7.7 në këtë përballje nga sajti "Whoscored.com", ndërkaq me notë të lartë ishin edhe Wan-Bissaka (7.6), Maguire (7.5).

Te City u dallua mesfushori, Rodrigo (7.3). Lojtari me notën më të ulët ishte Cancelo (5.8).

Kjo ishte humbja e parë e Manchester Cityt pas 28 ndeshjeve në të gjitha garat. /Zeri.info

NOTAT E LOJTARËVE:

 

Image