Klubi i njohur nga Liga e Parë: Nëse vazhdon me këtë ecuri kampionati, do ta shqyrtojmë seriozisht mundësinë e tërheqjes nga garat

Klubi i njohur nga Liga e Parë: Nëse vazhdon me këtë ecuri kampionati, do ta shqyrtojmë seriozisht mundësinë e tërheqjes nga garat

Sport April 11, 2021 - 20:22
Detajet

Istogu u mposht dje me rezultat minimal 1-0 nga Dukagjini, në derbin e Ligës së Parë.

Mirëpo, klubi që ka luftuar në dy fronte gjatë këtij sezoni, shprehet i pakënaqur me referimin që i është bërë në Ligën e Parë dhe në Kupën e Kosovës.

Përmes një komunikate, ata kanë listuar të gjitha padrejtësitë, që sipas tyre, iu kanë bërë klubit të Istogut.

“Gjimmat” kanë paralajmëruar tërheqjen nga garat nëse nuk reflektohet në të mirë.

Njoftimi nga Klubi pa ndërhyrje:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

FC ‘Istogu’ përmes kësaj komunikate shpreh mos kënaqësinë dhe zhgënjimin e madh me ndarjen e drejtësisë në fushë nga ana e disa gjyqtarëve, ku ne si klub jemi dëmtuar mjaft rëndë në disa ndeshje.Si pasojë e gabimeve të mëdha të gjyqtarëve tashmë jemi shumë larg objektivave tona dhe jemi shumë të dëshpëruar që puna jonë e madhe e bërë në këtë sezon dhe kontributi i madh i futbollistëve tash po na ndalet në gjysmë nga padrejtësitë e disa gjyqtarëve. Ju kujtojmë ndeshjet në të cilat është dëmtuar FC ‘Istogu’ nga gjyqtarët, ku gabimet e tyre të mëdha kanë ndikuar direkt në rezultatet përfundimtare të këtyre ndeshjeve:Java 2: Istogu – Vushtrria 0:0 (Mos akordimi i dy penalltive klasike për Istogun, gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte Flamur Nagavci)Java 13: Drenasi – Istogu 0:0 ( Minuta e ’40 kur lojtari i Drenasit ishte pa top dhe godet qëllimisht në mënyrë brutale lojtarin e Istogut në sy të gjyqtarit, karton i kuq direkt pas asnjë mëdyshje duhej të ishte, por gjyqtari Valon Bajgora e ndëshkon vetëm me karton të verdhë).Java 15: Onix – Istogu 2:1 (Në minutën e ’16 mbrojtësi i Onixit ndërhyn me dy këmbë në mënyrë brutale në lojtarin e Istogut, ndërsa gjyqtari kryesor Mentor Ajeti e ndëshkon vetëm me karton të verdhë, ani pse në atë rast duhej patjetër të ndëshkohej me karton të kuq. Më pas në minutën e ’27 gjyqtari kryesor Mentor Ajeti akordon penallti ‘dashurie’ për Onixin).Java 17: Dukagjini – Istogu 1:0 ( Dukagjini shënon gol të parregullt, ishte minuta e ’49 kur lojtari vendas pranon topin me dorë e më pas shënon golin e fitores, në këtë ndeshje gjyqtarë kryesor ishte Shpëtim Murtezi).Java 22: Dukagjini – Istogu 1:0 ( Në minutën e ’60 lojtari vendas Jashanica bënë ndërhyrje brutale në lojtarin e Istogut, së paku duhej të sanksionohej me karton të verdhë, i njëjti lojtarë kishte edhe një karton të verdhë më herët dhe kështu duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Më pas në minutën e ’75 gjyqtari kryesor Tefik Maloku akordon penallti qesharake për Dukagjinin, ishte sulmuesi i Dukagjinit që ja tërhjek këmbën mbrojtësit të Istogut dhe më pas rrëzohet, e për çudi të të gjithë’ve gjyqtari akordon penallti, ku nga penalltia Dukagjini shënon golin e fitores).Jemi tepër të zhgënjyer me shoqatën e gjyqtarëve, përkatësisht me komisionet për delegimin e gjyqtarëve. Në të gjitha këto ndeshje që jemi dëmtuar, asnjëri gjyqtarë nuk është notuar me notë të dobët, përkundrazi në disa raste këta gjyqtarë vetëm janë avansuar, dhe në javët e ardhshme janë deleguar në Superligë.Gjyqtari kryesor Shpëtim Murtezi të shtunën në ndeshjen, Dukagjini – Istogu, ishte figura kyqe e ndeshjes, duke i’a dhuruar fitoren vendasve pasi e pranoi një gol të parregullt. Pra vendimi i tij ka ndikuar direkt në rezultat.Mënjëherë në mesjavën e ardhshme, pra në ditën e mërkurë është deleguar në derbin e Superligës, Gjilani – Drita.Para një muaji kemi parë edhe shqetësimin nga ana e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë, ku edhe ata kishin dyshimet e tyre se po bëhen padrejtësi të mëdha në Ligën e Parë karshi disa ekipeve. Pra ndarja e drejtësisë në Ligën e Parë nuk është shqetësim vetëm i joni si klub, por edhe klubet tjera që kanë pretendime për Superligë e kanë të njëjtin shqetësim sikur ne. Këtu diçka nuk është në rregull, dhe këtë e dijnë më së miri komisionet për delegimin e gjyqtarëve.Nëse vazhdon me këtë ecuri kampionati më këto padrejtësi të mëdha që po bëhen nga gjyqtarët dhe nga komisionet e delegimit me qëllime të caktuara atëherë ne si klub do ta shqyrtojmë seriozisht mundësinë e tërhjekjes nga garat.Istog, 11 Prill 2021Kryesia e FC ‘Istogu’.

/Zeri.info