Neymar afër nënshkrimit të kontratës afatgjate me PSG-në, gazeta franceze zbulon detajet

Neymar afër nënshkrimit të kontratës afatgjate me PSG-në, gazeta franceze zbulon detajet

Sport April 15, 2021 - 14:10
Lajmet e fundit nga sporti

Neymar raportohet se është afër renovimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, transmeton Zeri.info.

Tash e një kohë sulmuesi brazilian dhe klubi francez janë në bisedime për zgjatje të bashkëpunimit.

“L’Equipe” shkruan se 29-vjeçari do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

Sipas gazetës franceze, PSG dëshiron që marrëveshja të zyrtarizohet para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Neymarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Zeri.info