Lodhja në Kupën FA, ndikon te Chelsea në barazimin ndaj Brightonit
Sport
April 20, 2021 - 23:11
Detajet
Chelsea u takua me Brightonin në kuadër të xhiros së 32-të në Premierligës, shkruan Zeri.info.
“Blutë” ishin nikoqir të Brightonit në stadiumin “Stamford Bridge”, ku ndeshja përfundoi pa fitues 0-0.
A point apiece tonight with a goalless draw at the Bridge! ë pic.twitter.com/uMBbIqzQ7l
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 20, 2021
Lodhja në gjysmëfinalen e FA Kupës, ndaj Manchester Cityt, duket se ka ndikuar te skuadra e Chelseat.
Chelsea që po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve ndodhet në pozitën e katërt me 55 pikë, derisa Brightoni fitoi një pikë në luftën për të siguruar sa më parë mbijetesën, pasi që gjenden në pozitën e 16-të me 34 pikë të grumbulluara. /Zeri.info