Vokrri zbulon arsyen pse Xherdan Shaqiri nuk iu bashkua Kosovës

Vokrri zbulon arsyen pse Xherdan Shaqiri nuk iu bashkua Kosovës

Sport May 07, 2021 - 22:14
Lajmet e fundit nga sporti

Xherdan Shaqiri para disa viteve ishte afër që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Kështu ka deklaruar djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, për “BlicInterview”.

Sipas Gramozit, arsyeja pse Shaqiri nuk iu bashkua Kosovës ishte mos siguria se a do t’i pranohej kërkesa nga FIFA.

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër me iu bashku Kosovës. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA’s se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, nuk kishte një vendim të prerë.Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin.

Prap unë e çmoj lartë lobimin që e kanë bërë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe të tjerët, pasi nuk janë vetëm këta, por janë rastet më të bujshme – sepse janë emra të mëdhenj të futbollit” – ka deklaruar Gramoz Vokrri.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri tash e disa vite është reprezentues i Zvicrës. Ai së bashku me futbollistët tjerë shqiptarë janë ndër futbollistët kryesor te “Helvetikët”.

Shaqiri momentalisht është pjesë e Liverpoolit, teksa ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si Inter e Bayern Munich. /Zeri.info