Bayerni mposht Barcelonën dhe vazhdon tutje si lider, katalunasit në Ligën e Evropës

Bayerni mposht Barcelonën dhe vazhdon tutje si lider, katalunasit në Ligën e Evropës

Sport December 08, 2021 - 23:00
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munichi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës, për të vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve me të gjitha fitore, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin E, "Bavarezët" shënuan fitore bindëse, 3-0, në "Allianz Arena".

Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala shënuan golat e fitores për "Bavarezët".

Bayerni kalon në 1/8 e finales si lider i grupit me 18 pikë, kurse Barcelona garat do t'i vazhdojë në Ligën e Evropës.

Katalunasit mbyllen fazën e grupeve me 7 pikë në pozitën e tretë. /Zeri.info