Zyrtare: Liridon Krasniqi nënshkruan me Khon Kaen United FC

Zyrtare: Liridon Krasniqi nënshkruan me Khon Kaen United FC

Sport August 10, 2022 - 11:43
Lajmet e fundit nga sporti

Liridon Krasniqi do të nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Krasniqi ka nënshkruar me skuadrën nga Tajlanda, Khon Kaen United FC në formë huazimi.

Ishte vet klubi nga Tajlanda që ka njoftuar zyrtarisht për ardhjen e re në skuadrës, përcjell Zeri.info.

Futbollisti nga Kosova prej vitesh është bartur në futbollin aziatik ku ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën e tij, teksa tani performacën e njëjtë do ta paraqes edhe tek skuadra e re.

Djaloshi nga Vitia ka një karrierë shumë të pasur sidomos në Azi, ku ka luajtur për Kedah FC, Melaka United e Johor DT ku ende ka kontratë dhe është huazuar te Khon Kaen.

Ish-reprezentuesi Kosovës luajti një vit si i huazuar edhe në Australi te Newcastle Jets dhe një tjetër vit në Indi te Odisha FC. /Zeri.info