Miratohet statuti i ri i FFK-së

Miratohet statuti i ri i FFK-së

Sport January 27, 2023 - 12:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot ( e premte) Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm, ku u votua statuti i ri i këtij institucioni.

Kuvendi u mbajt në selinë e FFK-së me fillim nga ora 11:00.

Nga 58 delegatë të ftuar, në selinë e FFK-së ishin të pranishëm 54.

48 delegatë votuan pro statutit të ri, pesë nuk votuan, kurse një abstenoi.

Të pakënaqurit në kuvend thanë se ky statut ka përmbajtje skandaloze dhe se i shërbejnë vetëm kryetarit aktual Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas tyre me këtë statut nuk do të mund të kandidojnë për kryetar e KE-së as figurat e futbollit kosovar në të ardhmen si ajo e Besnik Hasit, Lorik Canës, Ardian Koznikut e yje apo biznesmenë të tjerë.

Pjesë e punimeve të Kuvendit ishin edhe përfaqësues të MKRS-së dhe delegatë nga klubet që janë deklaruar kundër si Drita dhe Trepça ’89. /Zeri.info