
Zyrtare: Ballkani transferon Almir Kryeziun
FC Ballkani ka prezantuar transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Almir Kryeziun, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës.
Kryeziu ka nënshkruar marrëveshje tri vjeçare me kampionin në fuqi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare. /Zeri.info
Postimi i plotë:
MIRËSEVJEN ALMIR KRYEZIU!!
Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.
FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.
Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja.
Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona.