Sot, ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sot, ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sport April 24, 2024 - 09:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ndeshjet ishin në program për t’u zhvilluar javën e kaluar, mirëpo presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte shpallur ditë zie atë ditë të ndeshjeve.

Sidoqoftë, tani ka ardhur koha dhe ndeshja e parë dhe më interesantja do të luhet mes Dritës dhe Prishtinës në stadiumin me bari sintetik, në Gjilan.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave kishte përfunduar pa gola.

Në anën tjetër, dueli tjetër është ajo e derbit lokal, ku Ballkani e pret Suharekën në stadiumin e qytetit.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-0, në favor të ekipit të Ilir Dajës.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zëri