Fundjavë e nxehtë në Superligë, spikat derbi i kryeqytetit
Sport
January 17, 2026 - 17:15
Këtë javë luhet xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
E shtuna nis me derbin lokal, Sigal Prishtina – KB Bora, nga ora 17:00.
Në orën 19:30 po në këtë kanal jepet ndeshja GO+ Peja – Golden Eagle Ylli.
Ditën e nesërme, KB Vëllaznimi ndeshet me KB Trepçën nga ora 17:00.
Ndërkaq, KB Bashkimi dhe KB Rahoveci luajnë nga ora 19:30.