Mbyllen pjesët e para: Festival golash në Madrid, paqe në “Anfield”
Janë mbyllur dy pjesët e para në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të ditës së martë.
Këto dy ndeshje po luhen në Madrid dhe në Liverpool.
Në kryeqytetin spanjoll, Atletico po i bën konak Barcelonës, dhe pas 45-minutëshit të parë, rezultati është 2-1 në të mirë të mysafirëve blaugranas.
Lamine Yamal shënoi në minutën e katërt për 1-0, teksa 20 minuta më vonë shnëoi Ferran Torres për 2-0.
Në minutën e 31-të, Ademola Lookman shënoi për 1-2.
Ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar 2-0 për Atleticon, andaj ky i fundit po udhëheq 3-2 në rezultatin e përgjithshëm.
Në anën tjetër, në “Anfield”, Liverpooli po sfidohet nga PSG-ja.
Pas pjesës së parë, ndeshja është mbyllur pa gola.
Ndeshja e parë në kryeqytetin francez ishte mbyllur 2-0 në të mirë të Parisit.