Pas përfundimit të Kampionatit Evropian, Kuka: Xhudoja mbetet sporti më i suksesshëm olimpik për Kosovën

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian, Kuka: Xhudoja mbetet sporti më i suksesshëm olimpik për Kosovën

Sport April 17, 2026 - 15:44

Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar pas garës së xhudistëve në Kampionatin Evropian, i cili u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka vlerësuar performancën e ekipit në këtë kampionat, theksoi se xhudoja mbetet sporti më i suksesshëm olimpik për Kosovën, ndërsa falënderoi të gjithë për mbështetjen.

Kuka po ashtu shprehu njëkohësisht ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia në Malishevë. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Ekipi ynë sot përfundoi garat në Evropianin për të rritur në Tbilisi të shtetit gjeorgjian.

Shkëlqeu Disi me të artën nr. 11 për Kosovën në një vazhdimësi prej 14 vjet pa ndërprerje me më shumë se 30 medalje në total për shtetin tonë!

Akili ishte i shkëlqyeshëm me 3 fitore e një humbje që i siguruan luftën për medalje,ku nuk ishte i koncentruar sa duhet!

U rendit në fund i 5 që është rezultat i shkëlqyeshëm.

Dardani e Fatjona kaluan në 16 më të mirët, por me kaq përfunduan garat për ta,besojmë në rritje të performancës në të ardhmen.

Erza dhe Laura pësuan në xhiron e parë dhe nuk ishin në ditë të mirë përkundër përgatitjes së mirë sipas meje.

Për njerëz që ta kuptojnë drejt medalje të arta Evropiane në sporte Olimpike deri tash sporti i shtetit tonë i ka 11 dhe të gjitha nga xhudoja!

Don dikush me i pa apo jo kjo është realiteti.