Zyrtare: Albian Hajdari rinovon kontratën me Hoffenheimin

Zyrtare: Albian Hajdari rinovon kontratën me Hoffenheimin

Sport April 24, 2026 - 11:50

Ylli kosovar, Albian Hajdari ka rinovuar kontratën me Hoffenheimin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman

“Klubi i Bundesligës TSG Hoffenheim ka nënshkruar vazhdimin e kontratës afatgjatë me mbrojtësin Albian Hajdari”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

“Ndihem shumë rehat në Hoffenheim. Edhe kur u bashkova gjatë verës, e kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohet këtu. Perspektiva është e duhura dhe dua të vazhdoj të luaj rolin tim në këtë zhvillim pozitiv dhe në suksesin e TSG-së”, u shpreh Hajdari pas rinovimit të kontratës.

Albian Hajdari iu bashkua Hoffenheimit nga klubi i divizionit të parë zviceran FC Lugano në gusht 2025, ku ka bërë 26 paraqitje në Bundesligë (1 gol) dhe një paraqitje në DFB-Pokal. 

Para se t'i bashkohej TSG, Hajdari luajti gjithsej 110 ndeshje për Luganon gjatë tre sezoneve në Superligën Zvicerane, Kupën e Zvicrës, kualifikueset e Ligës së Kampionëve, kualifikueset e Ligës së Evropës dhe Ligën e Konferencës.