Kalon në Kuvend Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Foto: Laura Hasani

Kalon në Kuvend Projektligji për Lojërat Mesdhetare

Sport April 27, 2026 - 13:55

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për lojërat mesdhetare “Prishtina 2030”.

Deputeti i LVV-së, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se vota pro për këtë projektligj është votë për sportin dhe arenën ndërkombëtare të Kosovës.

Edhe opozita njëzëri ka mbështetur këtë projektligj.

Me 93 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kaloi ky ligj.