Vëmendja në derbin Drita - Prishtina, në mesjavë xhiroja e 31-të
Sport
April 28, 2026 - 11:48
Superliga e Kosovës nuk pushon dhe xhiroja e 31-të do të luhet në mesjavë, të mërkurën dhe të enjten.
Të mërkurën në program janë tri ndeshje për t'u luajtur,derisa ditën e enjte dy të tjera.
Të gjitha ndeshjet vendimtare, me skuadrat që vazhdojnë të jenë brenda objektivave të tyre.
Vëmendja është në klasiken e futbollit kosovar, ku Drita pret Prishtinën në Gjilan të mërkurën me fillim nga ora 15:00.
Sfidë shumë e rëndësishme për një vend në Evropë luhet edhe mes Malishevës dhe Gjilanit në Liman Gegaj.
Ndërkohë në Podujevë,Llapi pret Prishtinën e Re në një sfidë vendimtare për mbijetesën.
Të enjten në program janë dy ndeshje për t'u luajtur, me Drenicën që pret Ballkanin dhe dhe Ferizaj - Dukagjini. /telegrafi
