Ylli i Man Utd i trishtuar që Casemiro po largohet nga klubi
Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Brentford në ‘Old Trafford’, në një ndeshje ku protagonistë ishin Benjamin Sesko dhe Casemiro, të cilët gjetën rrugën e rrjetës.
Megjithatë, përtej tre pikëve, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e mesfushorit brazilian, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, ka shprehur zhgënjimin e tij për largimin e Casemiros në fund të sezonit.
“Është një makinë pune”, deklaroi Sesko pas fitores 2-1 ndaj Brentford, ndeshje në të cilën të dy lojtarët arritën të shënojnë.
“Ajo që ai jep në fushë është e jashtëzakonshme. Të duhet një lojtar i tillë në ekip. Fatkeqësisht, ai po largohet, por jemi të kënaqur që mund ta shfrytëzojmë deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe do të vazhdojmë ta përdorim”.
“Do të ishte gabim të mos e shikosh dhe të mos përpiqesh të mësosh prej tij, sidomos për sa i përket etikës së punës. Të gjithë janë të kënaqur që ai është pjesë e ekipit”, u shpreh sulmuesi.
Pavarësisht thirrjeve të tifozëve për “edhe një vit” pas golit të tij në ‘Old Trafford’, trajneri Michael Carrick ka konfirmuar se vendimi për ndarjen është marrë tashmë nga të dyja palët. /telegrafi