Kaula Haziri pritet nga Krasniqi pas triumfit historik në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut

Kaula Haziri pritet nga Krasniqi pas triumfit historik në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut

Sport May 09, 2026 - 15:36

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi priti në takim sportisten e bowlingut Kaula Haziri, e cila së bashku me trajnerin e saj mori pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut.

Me këtë rast, Krasniqi e përgëzoi Hazirin për suksesin e madh të arritur në Kroaci, ku ajo u shpall kampione në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Bowlingut, duke fituar medaljen e artë.

Kaula Haziri u dallua në një garë me 30 pjesëmarrëse, ku u kualifikua në fazën Masters së bashku me shtatë garuese të tjera dhe në ndeshjet me eliminim regjistroi tri fitore të rëndësishme drejt titullit.

Presidenti Krasniqi vlerësoi përkushtimin dhe disiplinën e saj, duke theksuar se sukseset e tilla ndërkombëtare kontribuojnë në ngritjen e profilit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.