Man Utd gati 45 mln euro për “motorin” e Atalantës
Sport
May 09, 2026 - 15:53
Manchester United ka ndezur turbinat në merkato për të gjetur trashëgimtarin e fronit në mesfushë.
Me Casemiron që po mbyll kapitullin e tij në “Old Trafford”, Michael Carrick ka drejtuar gishtin nga Italia, Éderson është i përzgjedhuri.
ëNjë ofertë prej 45 milionë eurosh pritet të ulet në tavolinën e Atalantës, shoqëruar me një kontratë “blinduese” për 7 vite.
United po kërkon të përfitojë nga tërheqja e Atletico Madridit për të siguruar një lojtar që premton forcë, agresivitet dhe stabilitet.
Ky nuk është thjesht një transferim, por hapi i parë i një revolucioni që synon të kthejë “Djajtë e Kuq” si protagonistë absolutë në Evropë.