Lionel Messi magjik, thyen një tjetër rekord në MLS
Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Major League Soccer, duke realizuar një gol dhe dy asistime në fitoren 4-2 të Inter Miami ndaj Toronto FC në ndeshjen e kampionatit.
Ylli argjentinas ka arritur edhe një rekord të ri, duke u bërë lojtari më i shpejtë që regjistron 100 kontribute në gola (gola + asistime) në MLS, duke e kaluar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Sebastian Giovinco.
Messi e arriti këtë shifër në vetëm 64 ndeshje, me 59 gola dhe 41 asistime, ndërsa Giovinco kishte nevojë për 95 paraqitje (58 gola dhe 42 asistime).
Edhe këtë sezon, Messi po vazhdon me formë të lartë, pasi në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asistime, duke e konfirmuar ndikimin e madh që ka pasur që nga transferimi te Inter Miami.
Përndryshe, tetë herë fituesi i Topit të Artë po synon të vazhdojë me këtë formë fantastike me synimin e vetëm Kupën e Botës 2026, ku Argjentina vlerësohet si një nga favoritët kryesorë.
Kujtojmë, Argjentina në Kupën e Botës ndodhet në të njëjtin grup me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. /telegrafi