Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Sport May 11, 2026 - 17:12

Gjermani Daniel Siebert, që drejtoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, do të jetë arbitër i finales së Ligës së Kampionëve.

Këtë e bëri të ditur UEFA të hënën.

Finalja zhvillohet më 30 maj, ndërsa vë përballë Arsenalin dhe Paris Saint-Germainin.

Francois Letexier i Francës, që drejtoi finalen e Euro 2024, do të jetë gjyqtar i ndeshjes finale të Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas, më 20 maj.

Ndërkohë finalen e Ligës së Konferencës mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do ta drejtoi italiani Maurizio Mariani.