Roma mposhtë Lazion dhe futet në top katërshe
Roma ka marrë fitoren e dytë të sezonit në derbin lokal ndaj Lazios, duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Giallorosët kanë qenë më kërkues që nga fillimi i ndeshjes, por për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 40-të.
Nicolo Pisilli asistoi bukur nga këndi, derisa mbrojtësi Gianluca Mancini shënoi edhe më bukur me kokë për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 u mbyllën 45 minutat e paratë ndeshjes.
Edhe në pjesën e dytë skuadra e Gian Piero Gasperinit ishte më e mirë në fushë dhe në minutën e 66-të gjetën golin e dytë.
Ishte sërish mbrojtësi Gianluca Mancini që shënoi me kokë, por kësaj radhe pas asistimit nga Paulo Dybala.
Katër minuta më vonë, ndodhi një përleshje mes futbollistëve të dy skuadrave, ku Wesley i Romës dhe Rovella i Lazios u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Deri në fund Roma krijoi edhe disa raste shënimi, por pa e gjetur golin e tretë.
Roma me këtë fitore rikthehet në top katërshe me 70 pikë, derisa ndeshjen e radhës e luan ndaj Veronës.