Spektakël me pesë gola, Man Utd triumfon ndaj Nottingham Forest

Spektakël me pesë gola, Man Utd triumfon ndaj Nottingham Forest

Sport May 17, 2026 - 15:38

Manchester United është rikthyer te fitoret,teksa ka mposhtur Nottingham Forest me rezultat 3-2.

Vetëm pas pesë minutave lojë, ishin vendasit që gjetën epërsinë me golin e mbrojtësit anësorë Luke Shaw.

Përkundër rasteve të mira të shënimit që kishin dy skuadrat, gola të tjerë nuk pati në pjesën e parë dhe 45 minutat e para u mbyllën 1-0.

Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë,kur Morato barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 53-të.

Megjithatë Djajtë e Kuq rikthyen epërsinë dy minuta më vonë,kur shënoi Matheus Cunha.

Bruno Fernandes në minutën e 76-të bëri një asistim fantastik te Mbuemo i cili shënoi për 3-1, para se Morgan Gibbs-White të shënonte për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore United e blindon pozitën e tretë në tabelë me 68 pikë.